Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan–Prishtinë, publikohen pamje nga vendi i ngjarjes

by Nexhat

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan–Prishtinë, saktësisht në fshatin Slivovë.

Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë dy vetura. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale konsiderohen të mëdha.

banner

Në vendin e ngjarjes janë parë dëmtime të theksuara në automjete, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor është zhvilluar me vështirësi për një periudhë të shkurtër kohe.

Nga aksidenti është publikuar edhe një video, ku shihen veturat e dëmtuara pas përplasjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy