Alvarez ka zgjedhur Barcelonën, gazetari zbulon detaje: Prezantohet pas Kupës së Botës

by informim peje

E ardhmja e yllit të Atletico Madridit, Julian Alvarez, do të jetë një nga temat kryesore të diskutimit gjatë verës së vitit 2026. Lojtari argjentinas ka pasur probleme me formën te “Los Colchoneros”, por ende konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në La Liga.

Barcelona është ndër klubet e interesuara për shërbimet e Alvarez, ndërsa klubi kërkon të gjejë një zëvendësim afatgjatë për Robert Lewandowski. Megjithatë, sipas raportimeve të mediave spanjolle nënshkrimi i sulmuesit do të jetë i vështirë, pasi lojtari ka një kontratë afatgjatë me Atletico Madridin.

banner

Megjithatë, gazetari vendas argjentinas Hugo Balassone, ka konfirmuar se e ardhmja e argjentinasit është vendosur dhe pas Kupës së Botës ai do të luajë për Barcelonën.

“Informacioni im është se Julian Alvarez do të luajë për Barcelonën. Ai beson se karriera e tij ka nevojë për një ekip që mund t’i japë një titull. Motivimi për Julian-in është të shkojë në një ekip që mund të jetë kampion. Mund ta konfirmoj këtë, pas Kupës së Botës ai do të luajë për një nga ekipet më të mira në botë. A mund t’i imagjinoni Yamalin dhe Julianin në sulm?”, pyet gazetari.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy