Çështja e presidentit, Mustafa: S’qëndrojmë në sallë pa marrëveshje, nëse i kërkohet LDK’së të propozojë emra, kemi mjaftueshëm

by Nexhat

Deputeti Besian Mustafa ka deklaruar se LDK nuk i nënshtrohet kujtdo dhe se si parti nuk do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit/es pa një marrëveshje politike.

Ai shtoi se, nëse i kërkohet, LDK ka mjaftueshëm emra për president për të propozuar si brenda dhe jashtë partisë.

banner

“Ai nënshtrohet LDK kujtdo qoftë? Jo, të ishim nënshtru e kishim pasur një rezultat më të mirë zgjedhor. Parimisht nuk do të duhej të qëndronim në një sallë, pa marrëveshje politike”.

“Nëse i kërkohet LDK-së që të propozoj emra, kemi mjaftueshëm. Si brenda, ashtu edhe jashtë partisë. Numerikisht kemi 15 deputetë, vet nuk mundemi me bë një president”, tha Mustafa në Klan Kosova.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy