Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029

by Nexhat

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin algjerian Walid Hamidi, i cili ka rinovuar kontratën me klubin deri në qershor të vitit 2029.

“FC Ballkani njofton vazhdimin e bashkëpunimit me Walid Hamidin, sulmuesin algjerian që ka rinovuar kontratën me klubin deri në qershor të vitit 2029. Hamidi është pjesë e Ballkanit nga vera e vitit 2023 dhe ka qenë vazhdimisht një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Deri më tani, ai ka regjistruar 96 ndeshje me fanellën e Ballkanit, me 15 gola të shënuar dhe 13 asiste, ndërsa ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës në titullin kampion të fituar vitin 2024 dhe udhëtimin e sukseshëm evropian atë sezon Ky sezon po kalon në formë shumë të mirë për 29 vjeçarin dhe në 16 ndeshje të zhvilluara, Hamidi ka realizuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asiste, duke qenë një nga kontribuesit kryesorë të ekipit në fazën ofensive”, ka shkruar klubi suharekas. “FC Ballkani i uron Walid Hamidit shumë suksese dhe paraqitje të mira me fanellën tonë edhe në periudhën në vazhdim”.

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy