Jonathan Hargreaves, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka thënë se ‘’roli i Kosovës si vend tranzit për migrimin e parregullt paraqet rreziqe për sigurinë dhe të drejtat në Kosovë, Britani dhe në Evropë’.
Hargreaves, ka thënë se kjo gjë është diskutuar gjatë të një dokumentari të ri mbi rrjetet e kontrabandimit të migrantëve në Kosovë, rrjete të cilat, ambasadori britanik, i ka cilësuar si rrjete kriminale, përcjell Express.
Postimi:
Roli i 🇽🇰 Kosovës si vend tranzit për migrimin e parregullt paraqet rreziqe për sigurinë dhe të drejtat në 🇽🇰 Kosovë, 🇬🇧 Britani dhe në Evropë.
Ne e diskutuam këtë gjatë lansimit të një dokumentari të ri mbi rrjetet e kontrabandimit të migrantëve në Kosovë, të cilin BIRN e ka prodhuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike.
Këto rrjete kriminale shfrytëzojnë njerëzit më të cenueshëm dhe minojnë përpjekjet e kontinentit për të menaxhuar lëvizjen e njerëzve në mënyrë të drejtë dhe humane. 🇬🇧 Britania e Madhe dhe 🇽🇰 Kosova po bashkëpunojnë ngushtë për të luftuar krimin serioz dhe të organizuar të imigracionit.

