Kurti shkruan për buxhetin dhe kritikat e opozitës: Do të trajtohen pas rishikimit

by informim peje

Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar lidhur me miratimin e buxhetit, duke e cilësuar këtë si një “lajm tejet” i mirë qytetarët e vendit. Në postimin e tij, kryeministri ka falënderuar deputetët që votuan “Pro”, por edhe për vërejtjet dhe kritikat e tyre.

Kurti, tutje, ka deklaruar se ky buxhet, ndër tjerash, parasheh 867 milionë euro për komunat si dhe, përfshin pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik, përcjell Gazeta Express.

banner

“Gjithashtu, më të rritet mbështetja për barna esenciale, për kulturën dhe për sportin. Rritet edhe mbështetja për ndërmarrësit në sektorin privat dhe për bujqit, si dhe për investime në infrastrukturë publike”, ka shkruar Kurti.

Postimi:

Miratimi i Buxhetit është lajm tejet i mirë për Republikën dhe qytetarët. Rikujtojmë se buxheti i vitit 2026 ishte dashur të miratohej në fund të vitit të kaluar, por miratimi i tij u bë i mundur vetëm tani. Falënderoj të gjithë deputetët dhe deputetet për votën mbështetëse, por edhe për vërejtjet dhe kritikat e tyre, të cilat do të mund të trajtohen së shpejti me rastin e rishikimit të tij.

Megjithatë, buxheti i miratuar sot, në vlerë prej rreth 4 miliardë euro, parasheh 867 milionë euro për komunat; përfshin pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik; përmban ndryshimin e nevojshëm që mundëson dyfishimin e shtesës për përvojën e punës nga 0.25 për qind në 0.50 për qind për 15 vitet e para; si dhe shtyrjen e afatit për zbatimin e shkallës progresive të tatimit në pronë, derisa të miratojmë Ligjin e ri për Tatimin në Pronë, në konsultim me komunat e vendit tonë.

Gjithashtu, më të rritet mbështetja për barna esenciale, për kulturën dhe për sportin. Rritet edhe mbështetja për ndërmarrësit në sektorin privat dhe për bujqit, si dhe për investime në infrastrukturë publike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy