Muzikantët më të aftë në vendimmarrje, e zbulon studimi në Boston

by informim peje

Sipas studimeve të fundit psikologjike, muzika ose më saktë stërvitja me muzikë përmirëson disa funksione cerebrale te fëmijët e te të rriturit. studiuesit e spitalit të fëmijëve në Boston kanë analizuar trurin dhe sjelljen e 15 të rriturve dhe 15 fëmijëve muzikantë e jo muzikantë. U mblodhën e u analizuan me themel disa të dhëna mbi gjenin, kuotacionin e inteligjencës dhe arsimimin e prindërve.

Studimi arriti në përfundimin që muzikantët e rritur krahasuar me ata që nuk kishin asnjë lidhje me muzikën kishin shfaqur sjellje më të mira përsa i përket fleksibilitetit konjitiv, memories dhe rrjedhshmëria verbale.

banner

Edhe fëmijët që praktikonin muzikë shfaqën sjellje më të shpejta dhe përpunim më të mirë të dhënash.

Aftësi të tilla përcaktohen në psikologji si aftësi “të funksionimit ekzekutiv” dhe janë ato që bëjnë të mundur marrjen e vendimeve, të zgjedhjeve, planeve e strategjive efikase dhe lejojnë që ata të jenë më fleksibël ndaj ndryshimeve, si dhe mundësojnë përpunimin e informacioneve në mënyrë të shpejtë dhe efikase.

Studimi ka zbuluar edhe një tjetër përfitim nga muzika: aktivitet më të madh në fushën e përparme të trurit, që përfshihen zgjidhjen më me lehtësi të detyrave dhe punëve të ndryshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy