OSBE: RTK ka nevojë për financim të qëndrueshëm

by informim peje

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim i Evropës në Kosovë (OSBE) ka shprehur shqetësim për paqartësitë e vazhdueshme lidhur me buxhetin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), duke theksuar se transmetuesi publik duhet të ketë financim të mjaftueshëm dhe të parashikueshëm.

Sipas këtij misioni, sigurimi i një financimi të tillë është thelbësor për ruajtjen e pavarësisë së RTK-së dhe përmbushjen e mandatit të tij si shërbim publik në funksion të të gjitha komuniteteve në vend.

banner

OSBE u ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që të ndajnë fondet e nevojshme për RTK-në, ndërsa njëkohësisht i ka kërkuar Kuvendi i Kosovës që të vazhdojë me kohë procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Bordit të RTK-së, si obligime që rrjedhin nga ligji në fuqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy