Osmani pritet në DASH nga Sekretarit Rubio, diskutojnë forcimin e aleancës mes dy vendeve dhe anëtarësimin në NATO

by Nexhat

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ajo është pritur në takim Departamentin Amerikan të Shtetit nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Në njoftimin e Osmanit, thuhet edhe se, ajo dhe Rubio kanë diskutuar për forcimin e aleancës mes dy shteteve, dhe se, ajo e ka falënderuar atë për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, përcjell Gazeta Express.

banner

‘’ Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik’’, ka shkruar ajo mes tjerash.

Osmani ka shtuar edhe se, ‘’krah për krah’’ me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të paqes dhe sigurisë.

Postimi:

Me SHBA-të jemi të bashkuar në vendosmërinë për të mbrojtur paqen dhe për të garantuar një të ardhme më të sigurt për brezat e rinj! 🇽🇰🇺🇸

Në 18-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, ishte nder i veçantë që sot u prita në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Diskutuam mundësitë për forcimin e aleancës sonë, si dhe hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin tonë. Në veçanti, e falenderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyqe për paqen e stabilitetin në rajon. Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik.

Krah për krah me Shtetet e Bashkuara, mbetemi të përkushtuar ndaj forcimit të paqes dhe sigurisë, adresimit të sfidave të përbashkëta globale dhe avancimit drejt integrimit euroatlantik të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy