Osmani: Sakrifica e minatorëve u kthye në kushtrim lirie, dridhi themelet e një pushteti që promovonte pabarazi

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar sot grevën historike të urisë të minatorëve të Trepçës, të nisur më 20 shkurt 1989 nga rreth 1350 minatorë, të cilët u ngritën kundër politikave shtypëse të regjimit hegjemonist serb.

“Të barrikaduar në thellësitë e minierës së Stan Tërgut për tetë ditë radhazi, ata u shndërruan në simbol të guximit dhe dinjitetit. Me rezistencën e tyre, minatorët krijuan solidaritet e unitet popullor në mbarë Kosovën”.

banner

Osmani tha se sakrifica e tyre dridhi themelet e një pushteti që promovonte diferencim e pabarazi.

“Sakrifica e tyre u kthye në kushtrim lirie dhe dëshmoi se rruga drejt lirisë hapet nga guximi i atyre që nuk dorëzohen”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy