Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord

by Nexhat

Futbollisti anglez Raheem Sterling është gati për debutimin me Feyenoord, pasi ka marrë zyrtarisht lejen e punës.

Sterling i është bashkuar klubit holandez si lojtar i lirë në fillim të muajit shkurt, por deri tani nuk kishte të drejtë të luante, pasi priste dokumentacionin përkatës. Gjatë kësaj periudhe, ai stërvitej në Belgjikë.

banner

Madje, trajneri Robin van Persie dhe Feyenoord e kanë zhvendosur përkohësisht stërvitjen në Tubize, në qendrën stërvitore të Federatës së Futbollit të Belgjikës, për t’iu bashkuar Sterling.

Sulmuesi anglez mund ta bëjë debutimin që këtë të shtunë, kur Feyenoord e pret në stadiumin “De Kuip” skuadrën e sapopromovuar, Telstar.

Ardhja e Sterling shihet si një përforcim i madh për gjigantin e Rotterdamit, i cili synon të forcojë repartin ofensiv në fazën vendimtare të sezonit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy