Kryeministri shqiptar, Edi Rama, po qëndron nga dita e enjte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas pjesëmarrjes së djeshme në Bordin e Paqes, Rama sot është lajmëruar nga një ngjarje në Atlantic Council.
Kreu i Qeverisë shqiptare në këtë tryezë diskutimi ka qenë i shoqëruar edhe me shefen e inteligjencës shqiptare, Vlora Hyseni.
Të pranishëm në këtë organizim janë parë edhe ish-zyrtarë të Departamentit të Shtetit si Philip Reeker, Christopher Hill, Daniel Fried, Edward Joseph e Thomas Contryman.
“Në tryezën e Atlantic Council, një nga organizatat më të rëndësishme të politikave strategjike në SHBA, ku pati një interes të lartë për Shqipërinë, profilin e saj të ri ndërkombëtar dhe pikëpamjet tona mbi Bordin e Paqes, konfliktet e hapura si edhe rrugën e zgjerimit të Bashkimit Europian”, ka shkruar Rama

