Themelohet Këshilli Shtetëror për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Kurti: Pa 5,6 dhe 7 marsin nuk bëhej 17 shkurti

by informim peje

Qeveria e Kosovës ka themeluar Këshillin Shtetëror të Epopesë së UÇK-së në 28 vjetorin e saj, ku kryesues është ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkëryesues, Andin Hoti, ndërsa anëtarë, Samil Lushtaku, Saranda Bogujevci, Elbert Krasniqi, Bashkim Jashari dhe Gazmend Hoxha, gjersa presin emrin edhe një anëtari nga organizatat e dala nga lufta por edhe nga presidenca, kryeministria dhe Asociacionin i Komunave të Kosovës.

Në adresimin e tij, kryeministri Albin Kurti tha se pa 5, 6 dhe 7 marsin nuk do të bëhej 17 shkurti dhe pa flijimin e familjes Jashari nuk do bëhej festa shtetërore e Republikës.

banner

“Themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK, shkurti është muaj feste shtetërore dhe krenarie qytetare. Marsi është muaj lavdie historike dhe nderim i sakrificës. Në kalendar vjetor shkurti vjen para marsi, por në kalendarin e historisë sonë para shkurtit ishte marsi. Pa 5,6 dhe 7 marsin nuk bëhej 17 shkurti, pa flijimin e familjes Jashari nuk bëhej 17 shkurti. Pa flijimin e familjes Jashari nuk bëhej festa shtetërore e Republikë. Pa luftën e UCK për liri nuk bëhej parakalimi i ushtrisë sonë për liri”, tha ai.

Kurti theksoi se Epopeja e UÇK-së është momenti i sakrificës, guximit dhe besimit në liri.

“Epopeja e UÇK përfaqëson momentin kur sakrifica, besimi dhe guximi në liri u bën një me fatin e popullit tonë. Qëndresa heroike e familjes Jashari dhe luftëtarëve të UÇK u shndërrua në frymëzim për një popull të tërë që kërkonte shtet dhe etnitet”, deklaroi Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy