Drita ka zyrtarizuar afrimin e qendërmbrojtësit Abdoul Dante, i cili do të jetë pjesë e skuadrës deri në qershor të vitit 2027.
Mbrojtësi vjen nga kampionati lituanez, ku së fundmi ishte pjesë e një prej ekipeve më të forta, FK Panevezys. Gjatë sezonit të kaluar, që u mbyll në dhjetor, Dante zhvilloi 30 ndeshje, duke qenë një nga lojtarët më të aktivizuar në repartin defensiv.
Me këtë transferim, Drita synon të forcojë prapavijën dhe të rrisë konkurrencën në mbrojtje, në kuadër të objektivave për sezonet e ardhshme.
Klubi bardhekaltër i ka uruar mirëseardhje futbollistit, i cili tashmë është gati për sfidat e reja me fanellën e Dritës

