Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj pret në takim komandantin e KFOR-it për Rajonin Perëndimor

by informim peje

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj është zhvilluar një takim zyrtar ndërmjet drejtorit Rajonal, nënkolonel Faton Pllana dhe kolonel Federico Mora, komandant i Komandës Rajonale Perëndim të misionit KFOR.

Kolonel Mora shoqërohej nga nënkolonel Behar Mara, zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndim.

banner

Gjatë takimit, Pllana informoi përfaqësuesit e KFOR-it mbi situatën e sigurisë në rajonin e Ferizajt, të cilën e vlerësoi si të qetë dhe të menaxhueshme, falë angazhimit të vazhdueshëm të strukturave policore në terren.

Në njoftim është bërë e ditur se ai prezantoi masat parandaluese të ndërmarra për të shmangur incidente dhe aksidente, si dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Ndërkohë, kolonel Mora theksoi gatishmërinë e misionit për të thelluar bashkëpunimin me Policinë Rajonale të Ferizajt, duke nënvizuar rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërinstitucional në funksion të sigurisë së të gjithë qytetarëve.

“Kolonel Mora dhe Nënkolonel Mara shprehën gatishmërinë e KFOR-it për të thelluar bashkëpunimin me Policinë Rajonale të Ferizajt, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm në funksion të ruajtjes së sigurisë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.

Në përmbyllje të takimit, palët u dakorduan që bashkëpunimi i ndërsjellë të vazhdojë dhe të fuqizohet edhe më tej në të ardhmen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy