Interi është këndellur pas humbjes nga Bodo/Glimt, për t’i arkëtuar pikët e plota ndaj Lecces.
“Neurazzurët” dominuan plotësisht ndaj Lecce për të fituar me rezultat 0-2, por lehtë rezultati mund të ishte shumë më i thellë.
Interi e nisi fuqishëm me Marcus Thuram e Henrique që kishin disa mundësi shënimi por që nuk i finalizuan.
Skuadra zikaltër e gjeti rrjetën përmes Federico Dimarcos mirëpo që goli iu anulua për pozitë jashtë loje nga VAR-i.
Ishte mesfushori Henrikh Mkhitaryan që shënoi një gol të bukur për ta zhbllokuar rezultatin (76’).
Kurse, gjashtë minuta më vonë Manuel Akanji shënoi me kokë për ta vulosur fitoren pas harkimit të Dimarcos (82’).
Kësisoj, Interi ikën plus 10 pikë në krye të Serie A me 64 pikë, ndërsa Lecce renditet në pozitën e 17-të me 24 sosh.

