Ylli kosovar Mërgim Vojvoda ishte protagonist absolut në fitoren befasuese të Como ndaj Juventus, në javën e 26-të të Serie A. Si fillim, Vojvoda shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 11-të, një goditje mbresëlënëse që vulosi dominimin e mysafirëve.
Pas performancës së shkëlqyer, Serie A e shpalli atë “Man of the Match”, duke konfirmuar kontributin vendimtar të futbollistit kosovar në suksesin historik të klubit. Në minutën e 61-të, Caqueret shënoi golin e dytë, duke siguruar fitoren 0-2 që i dha tre pikë Como-s dhe e afroi ekipin në vetëm një pikë diferencë me Juventusin.
Kjo fitore ndaj Juventus vjen në një moment të ndjeshëm për “Zonjat e Vjetra”, pas humbjes dramatike 5-2 ndaj Galatasaray në raundin e play-off-eve të UEFA Champions League. Ndërkohë, Como nën drejtimin e Cesc Fabregas po bëhet surpriza më e madhe e këtij sezoni, duke rritur pikët e tyre në 45 dhe duke treguar se janë një ekip në ngritje të shpejtë në futbollin italian.

