Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në Gjilan.
Një i mitur dyshohet se ka goditur me sëpatë babanë e tij, i cili pas ekzaminimeve mjekësore është transportuar në QKUK në gjendje të rëndë.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, së bashku me një përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale. Pas vlerësimit fillestar, është konstatuar se fëmija ka nevojë emergjente për strehim për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe situatës traumatike të shkaktuar nga ngjarja.
Rastin policia e ka cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë” dhe ka bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim.
Raporti i plotë i policisë:
“Gjilan, 20.02.2026 – 19:30. Nga Spitali Rajonal është marrë informata se viktima, mashkull kosovar, është sjellë me urgjencë për shkak të lëndimeve të pësuara nga goditja me sëpatë nga i dyshuari, mashkull kosovar, djali i tij i mitur. Viktima, pas ekzaminimeve mjekësore dhe për shkak të gjendjes së rëndë, është transportuar në QKUK për trajtim të mëtejmë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe përfaqësuesi i QPS-së, i cili është marrë me personin e mitur. Punëtori social ka realizuar vlerësimin fillestar të fëmijës, ku është konstatuar nevoja emergjente për strehimin e tij për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe situatës traumatike të shkaktuar nga ngjarja. Rasti është duke u hetuar”.

