Rita Ora shijon Shën Valentinin në Australi mes plazheve dhe koncerteve

by engel

Këngëtarja shqiptaro-britanike, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga udhëtimi i saj i fundit në Australi, ku shijoi diellin, detin dhe performancat muzikore.

Në një seri fotografish të postuara në InstaStory, Ora shfaqet me bikini minimaliste teksa relaksohet mbi një jaht luksoz dhe sfidon dallgët duke zhytyrë në oqean. Në disa pamje të tjera, ajo ka zgjedhur një bikini trekëndëshe ngjyrë kafe të kombinuar me një fund boho, duke treguar stilin e saj të veçantë dhe formën fizike të tonifikuar.

banner

Artistja 35-vjeçare duket e buzëqeshur dhe në humor të shkëlqyer, ndërsa ndan momente nga pushimet dhe aktivitetet në plazh, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve ndërkombëtarë, shkruan DailyMail.

Përveç jetës profesionale, Rita Ora ka ndarë detaje edhe për jetën personale, duke folur për përvojën e saj si njerkë për vajzat e regjisorin Taika Waititi, me të cilin është martuar katër vite më parë. Ajo ka treguar se kujdesi për Te Kāinga o te Hinekāhu, 13 vjeç, dhe Matewa Kiritapu, 9 vjeç, ka qenë një “hapje e madhe sysh” për të dhe ka ndryshuar perspektivën e saj mbi familjen dhe përgjegjësitë personale.

Ky udhëtim në Australi duket të ketë qenë një kombinim pushimesh, argëtimi dhe lidhjeje me familjen, ndërsa Ora vazhdon të ruajë lidhjen e ngushtë me ndjekësit përmes rrjeteve sociale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy