Behrami: Duhet marrëveshje dhe kompromis për presidentin, ende s’janë bërë konsulta, do marrim pjesë në takime

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, është deklaruar lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, e lidhur me të cilën çështje kanë bërë më pak se dy javë afat.

Behrami ka thënë se, PDK ka qëndrim të qartë sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri, gjë për të cilën duhet të ‘’ketë marrëveshje dhe konsensus politik’’. Deputeti i PDK’së, për KP, ka thënë se duhet të ketë edhe ‘’kompromis’’ nga ku do të nxjerrët një president që është ‘’personifikim i unifikimit’’ të popullit.

banner

‘‘Partia Demokratike e Kosovës, e ka bërë të qartë qëndrimi jonë është i qartë që për president duhet të ketë marrëveshje politike. Duhet të ketë konsensus politik, duhet të ketë dialog dhe kompromis i cili duhet të nxjerr një president dhe një presidente që është përfytyrim dhe personifikim i unifikimit të popullit të Kosovës’’, ka deklaruar ai.

Behrami ka bërë të ditur edhe se deri më tani, ende s’janë bërë konsulta mes partive politike që janë pjesë e kuvendit.

‘’Edhe më tutje nuk ka kandidatur që ka ardhur nga partitë politike, që kanë fituar në parlamentin e republikës së Kosovës, ende nuk janë bërë konsulta, kur të bëhen konsultat do të ketë edhe qëndrim të PDK’së në këtë drejtim’’, ka thënë ai.

Sa i përket një takimi për këtë çështje, Behrami ka konfirmuar se, kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, do të marrë pjesë në çdo takim që thirret për presidentin.

‘’Patjetër , kryetari tashmë ka paralajmëruar që merr pjesë në çdo takim që thirret për presidentin’’, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy