Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryetari aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të ishte kandidati më interesant për postin e presidentit të vendit, teksa po afrohet afati ligjor për këtë proces.
Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Canaj tha se Haradinaj do të mund të siguronte votat në Kuvend, duke thënë po ashtu se se vendi rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje.
“E shoh goxha rrezik që të shkojmë edhe njëherë në zgjedhje, krejt kjo sepse z. Kurti nuk është fare i interesuar që të ndajë pushtet dhe këtë herë, të ju them të drejtën, unë s’di pse do ndante. Por në anën tjetër i kemi edhe partitë opozitare të cilat pas sa viteve në opozitë, ndonjëra prej tyre dëshiron pak pushtet dhe për këtë arsye mendoj që për t’i bindur ndoshta partitë opozitare, njëfarë kandidati më interesant do të ishte Ramush Haradinaj, sepse për z. Haradinaj jam i sigurt se ata do qëndronin në sallë dhe do votonin”, tha Canaj në Klan Kosova.

