Casemiro ka konfirmuar largimin nga Manchester United në fund të sezonit, dhe pas spekulimeve për një kalim në Arabinë Saudite pranë Cristiano Ronaldo te Al Nassr FC, tani shfaqet një alternativë e re: Inter Miami CF.
Sipas raporteve nga Anglia, Casemiro ka udhëtuar së bashku me bashkëshorten për të vizituar qytetin amerikan dhe është takuar me drejtuesit e klubit. Mesfushori brazilian shihet si zëvendësimi ideal për Sergio Busquets, duke i dhënë një përforcim të madh repartit të mesfushës së Miami.
Performanca e tij e mirë në Premier League dhe eksperienca e gjerë ndërkombëtare e bëjnë Casemiron një objektiv shumë tërheqës për klubin amerikan

