Dyshohet se një person ka vdekur pas një aksidenti në Bresje të Fushë Kosovës

by Nexhat

Në një aksident që ndodhi para pak minutave në Bresje të Fushë Kosovës, një person dyshohet se ka mbetur i vdekur.

Aksidenti ka ndodhur tek semaforët që janë në magjistralen Prishtinë-Pejë.

banner

Mësohet se në vendin e ngjarjes janë shumë pjesëtarë të policisë të cilët edhe e kanë bllokuar rrugën nga Prishtina në drejtim të Pejës.

Ndërkohë, edhe më tej trupi i personit të aksidentuar ndodhet i shtrirë në rrugë.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rasti kurse qarkullimi i trafikut është devijuar në rrugë të tjera.

Burime nga Klan Kosova thone se jane në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë rast dhe në momentin që do të ketë sqarime shtesë do t’i publikojë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy