Gjendet trupi i pajetë i bjeshkatarit Cazim Fetahoviq

by Nexhat

Trupi i pajetë i bjeshkatarit Cazim Fetahoviq është gjetur i pajetë në majën e Hajlës, përgjatë kreshtës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Mësohet se trupi i pajetë u gjet rreth orës 12 të ditës nga alpinisti me përvojë Semir Kardoviq.

banner

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ekipi i Kërkim – Shpëtimit kanë shkuar për ta marrë trupin.

Operacioni Kërkim-Shpëtim kishte nisur pas humbjes së kontaktit me Fetahoviqin, i cili dyshohej se kishte rrëshqitur nga kreshta.

Kushtet atmosferike të pafavorshme, përfshirë reshjet e borës dhe dukshmërinë e kufizuar, kishin vështirësuar operacionin, por ekipet e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës dhe Shërbimit të Shpëtimit Malor të Malit të Zi njoftuan se punuan për ta gjetur bjeshkatarin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy