Llapi dorëzohet në shtëpi, Drita feston kreun pas dështimit të Ballkanit dhe Prishtinës

by Nexhat

FC Drita ka marrë tri pikë të arta në udhëtim, duke mposhtur KF Llapi me rezultat 0-2 në kuadër të Superligës.

Takimi u zhvillua në stadiumin “Ramiz Sadiku”, për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës në “Zahir Pajaziti”. Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me raste nga të dyja skuadrat, por pa gola.

banner

Zhbllokimi erdhi në minutën e 64-t, kur mbrojtësi i majtë Blerton Sheji realizoi për epërsinë e mysafirëve. Në minutat shtesë, Veton Tusha vulosi fitoren, duke shënuar për 0-2 pas një depërtimi të bukur në zonë.

Në anën tjetër Ballkani ka psuar si mysafir i Ferzajit Ferizaj me rezultat 2:1, një fitore e vlefshme për vendasit në luftën për ekzistencë në elitën e futbollit kosovar.

Poashtu edhe pretendeti tjetër për kreun e tabeles Prishtina është mundur si mysafire në Gjilan me rezultat minimal 1:0 nga Gjilani

Me këtë sukses, Drita rikthehet në vendin e parë me 38 pikë,, e ndjekur nga Ballkani dhe Prishtina/Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy