Më 1 mars “Shqipëria Bëhet” në protestë/ Lapaj takim me emigrantët në Itali: Beteja jonë serioze, nuk marrim njerëz me bileta…

by Nexhat

Adriatik Lapaj ka vijuar takimet me qytetarët ku ka trajtuar problematika të ndryshme që nga korrupsioni që ka përfshirë vendin si dhe protestat e vazhdueshme të Lëvizjes së tij.

Në takimin e mbajtur në Piacenza në Itali, Lapaj u shpreh se roli i emigrantëve është shumë i rëndësishëm dhe se mbështetja e tyre është domosdoshmëri. Megjithatë nuk kanë munguar edhe ‘shigjetimet’ për partitë e tjera.

banner

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Lapaj tha se më 1 mars do të mbahet protesta e radhës duke ironizuar se partia e tij nuk i merr njerëzit me bileta, por i bashkohen vetë nismës.

“Mos votoni për incerci, mos votoni për tifozllëk, votoni djem e vajza të reja, votoni lëvizjen tonë, janë djem dhe vajza të ndershëm. Ne në datën 1 mars kemi protestën  e 5 pa ndalim. Ne nuk i marrim njerëzit me bileta e tua paguajmë. E para nuk e besojmë atë metodikë dhe e dyta nuk kemi para. Çfarë shikoni aty vijnë vetë sepse e ndjejnë me zemër. Betejës mes shkëmbit dhe dallgës e fiton dallga sepse është e vendosur. Ju e ndjeni mirë se kush e ka seriozisht këtë betejë. Ne vërtet jemi të vegjël unë e pranoj, por jemi forca e 3 politike në vend në vetëm tetë muaj dhe kemi gjithë energjinë, gjithë forcën gjithë përkushtimin për t’u kthyer në forcën e parë politike si Albini e bëri në Kosovë apo Tsipras në Greqi”, tha Lapaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy