Milan befasohet nga Parma në `San Siro`

by Nexhat

Parma ka befasuar Milan me fitore 1:0 në “San Siro”, duke i dhënë fund serisë prej njëzet e katër ndeshjesh pa humbje të “Rossonerëve” në Serie A.

Milan ka pasur disa raste me Christian Pulisic dhe Rafael Leao, por nuk ka arritur të konkretizojë. Goditja e Leao në shtyllë ka qenë momenti më i afërt me golin për vendasit.

banner

Goli vendimtar ka ardhur në pjesën e dytë, kur Troilo ka realizuar me kokë pas një goditje nga këndi. Fillimisht goli është anuluar, por pas rishikimit me VAR është pranuar.

Kjo humbje e lë Milan dhjetë pikë pas Inter në krye të tabelës, duke vështirësuar shumë garën për titull. Ndërkohë, Parma e ka regjistruar fitoren e tretë radhazi dhe është ngjitur në mesin e tabelës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy