Nisin hetimet për Flamur Nokën dhe Xhelal Mziun, policia: U kallëzuan nga dy persona pas protestës së opozitës

by Nexhat

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Xhelal Mziu.

Sipas policisë, dy shtetas kanë kallëzuar se gjatë protestës së zhvilluar nga Partia Demokratike janë shtyrë dhe goditur prej deputetëve demokratë.

banner

Kujtojmë që në protestën e 20 shkurtit, pranë ambienteve të Xhamisë së Namazgjasë, deputetët Noka e Mziu u përfshinë në një konflikt me këta dy persona.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. N. dhe Xh. M., pasi ndaj tyre kanë kallëzuar shtetasit K. M. dhe T. T. se, më datë 20.02.2026, gjatë tubimit të zhvilluar nga subjekti politik Partia Demokratike, janë shtyrë dhe goditur prej tyre”, thuhet ne njoftimin e policisë./Panorama.al

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy