Superliga e Kosovës rikthehet me tre duele interesante

by Nexhat

Albi Mall Superliga rikthehet sot me përballjet e javës së 21-të, ku vëmendja do të jetë te skuadrat që synojnë kreun e tabelës.

Lideri aktual, FC Ballkani, udhëton për t’u përballur me FC Ferizaj, në një transfertë që në letër duket e menaxhueshme, por që mund të fshehë befasi në këtë fazë vendimtare të kampionatit.

banner

Ndërkohë, një nga ndeshjet më të shumëpritura zhvillohet në Gjilan, ku SC Gjilani pret FC Prishtina. Kryeqytetasit kërkojnë pikë të plota për të mbetur në hap me kreun, ndërsa vendasit synojnë të shfrytëzojnë avantazhin e terrenit për t’i ndalur rivalët.

Sfida tjetër interesante luhet në stadiumin “Ramiz Sadiku” në Prishtinë, ku KF Llapi është nikoqir i KF Drita. Për shkak të gjendjes së rënduar të fushës në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, llapjanët janë detyruar ta zhvendosin ndeshjen në kryeqytet. Drita, si një nga pretendentët për titull, kërkon vazhdimësi në rezultate pozitive për të mos humbur hapin në garën për kampion.

Të tria përballjet e sotme nisin nga ora 13:00, në një ditë që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në renditjen e Superligës dhe në garën për titull.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy