“Të gatshëm për çdo skenar”- Presidenti i Iranit: Mesazhe pozitive nga bisedimet me SHBA

by Nexhat

Presidenti i Iranit, Masud Pezeskian, deklaroi se mesazhet nga bisedimet e fundit me Shtetet e Bashkuara ishin “inspiruese” dhe se Teherani po ndjek nga afër çdo veprim të Uashingtonit.

“Ne vazhdojmë të monitorojmë me kujdes veprimet e SHBA-së dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për çdo skenar të mundshëm,” tha Pezeskian në një postim në platformën X.

banner

Mesazhi i tij vjen në një kohë tensioni të shtuar në Lindjen e Mesme, duke nxitur interes dhe shqetësim ndërkombëtar mbi zhvillimet e mundshme diplomatike dhe ushtarake. /Panorama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy