Los Angeles FC e nisi sezonin e ri të Major League Soccer me fitore bindëse 3:0 ndaj kampionit në fuqi Inter Miami CF, në një ndeshje të ndjekur nga 75 mijë e 673 tifozë.
Golat u realizuan nga David Martínez, Denis Bouanga dhe Nathan Ordaz, duke vulosur dominimin e skuadrës nga Kalifornia.
Lionel Messi luajti 90 minuta, por pa arritur të lërë asnjë gjurmë.
LAFC dha një mesazh të qartë se do të jetë pretendent serioz për titull.

