Uniformat e reja të policisë do të jenë edhe në gjuhën shqipe

by Nexhat

Shkup, 22 shkurt – Ndonëse aktualisht, uniformat e policisë janë vetëm në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në to mungon gjuha shqipe, uniformat e reja të policisë në qytetet ku shqiptarët janë së paku 20% do të jenë edhe në gjuhën shqipe, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Të pyetur nga TV Shenja nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se gjuha shqipe do të implementohet në uniformat e reja për të cilat thirrja publike ka dështuar për të tretën herë me radhë. Gjithashtu nga ministria thonë se në përputhje me planin e prokurimeve publike për vitin 2026, planifikohet procedurë e re e prokurimit publik për të siguruar emblemat dhe shenjat e nevojshme.

banner

“Në qytetin e Shkupit dhe në komunat ku mbi 20% e qytetarëve flasin gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja, është paraparë përdorimi i shenjave dygjuhësore/tregjuhësore, në përputhje me dispozitat e Rregullores për ndryshimin e Rregullores për uniformën dhe shenjat e uniformës së policisë. Ministria e Punëve të Brendshme në tri raste ka zhvilluar procedurë të prokurimit publik për emblema dhe shenja për uniformën e pjesëtarëve të policisë, e cila përfundoi me vendim për anulim dhe për këtë arsye ato nuk janë furnizuar”

Sipas ligjit të miratuar vite më parë, në Shkup dhe komunat ku jetojnë së paku 20% shqiptarë, përpos në alfabetin cirilik, mbishkrimi në uniformat e policisë duhet të jenë edhe në shqip varësisht për cilën uniformë bëhet fjalë dhe atë, policisë, policisë së trafikut, policisë kufitare dhe policisë intervenuese.

TV Shenja u interesua edhe për shënjimin e veturave të policisë dhe mungesës së gjuhës shqipe. Nga MPB thanë se veturat etiketimi bëhet në bazë të ligjeve në fuqi.

“Shënjimi/etiketimi i automjeteve zyrtare të Policisë bëhet në përputhje me dispozitat në fuqi të Rregullores për mënyrën e regjistrimit të automjeteve të Policisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe për formën dhe përmbajtjen e targave të regjistrimit”

Ankesat e shumta nga ana e qytetarëve janë edhe për mungesën e gjuhës shqipe në veturat e reja të policisë të cilët janë vendosur së fundi në qarkullim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy