Një 18-vjeçar është sjellë pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, rreth orës 18:40 të mbrëmjes së sotme.
Sipas zëdhënësit të spitalit, Shpend Fazliu, përkundër përpjekjeve maksimale dhe masave reanimatore nga ekipi mjekësor, nuk është arritur rikthimi i funksioneve jetësore dhe është konstatuar vdekja e të riut.
Njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes në fshatin Kçiq i Madh, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
“Rasti është iniciuar dhe po hetohet si ‘Hetim mbi vdekjen’. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML),” tha zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet po punojnë për të sqaruar shkakun e vdekjes së të riut

