Ky është 18-vjeçari që u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, sot i jepet lamtumira e fundit

by Nexhat

Arlind Rudhani është 18-vjeçari që u dërgua pa shenja jete mbrëmjen e së dielës në Spitalin e Mitrovicës. Ai u transportua nga Kçiqi për në spital, por fatkeqësisht humbi betejën me jetën.

Familjarët e të ndjerit kanë shkruar për vdekjen dhe humbjen e madhe që kanë pësuar, megjithatë nuk është bërë e ditur dita dhe koha e varrimit.

banner

“Sot, më 23.02.2026, pas namazit të ikindisë, i jepet lamtumira e fundit të ndjerit Arlind Sadik Rrudhani. Varrimi do të bëhet në fshatin Rashan”

Rastin e rëndë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.

“Është raportuar se një person mashkull, rreth 18-vjeçar, është sjellë pa shenja jete në Spital. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si ‘Hetim mbi vdekjen’”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy