Prishtina e Re ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.
Prishtinasit triumfuan në udhëtim duke mundur Drenicën, me rezultat 2-0, të hënën pasdite në ndeshjen e fundit të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Lorik Dobratiqi më një gol të bukur në minutën e 41-të zhbllokojë ndeshjen duke kaluar në epërsi prej 1-0, ekipin mysafirë, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë e kësaj ndeshje.
Në pjesëlojën e dytë, Prishtina e Re gjen edhe golin e dytë. Sërish në skenë del Dobratiqi, i cili në minutën e 58-të dyfishon avantazhin e skuadrës udhëtuese në 2-0, duke shënuar golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje.
Pas kësaj fitore, Prishtina e Re arrin në kuotën e 21 pikëve sa ka edhe Drenica, kjo e fundit bie në pozitën e fundit të tabelës

