64-vjeçari shqiptar tentoi të abuzonte seksualisht me vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi, e bija: Ka ndodhur edhe me mua

by Nexhat

Një dëshmi e fortë ka dalë në dritë në lidhje me Mark Precin, i dyshuar për tentativën e përdhunimit të një vajze me paralizë cerebrale në lagjen Kipseli në Athinë.

Vajza e tij biologjike ka rrëfyer publikisht për mediat greke se edhe ajo ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga i ati, kur ishte 7 vjeç.

banner

“Më përdhunoi edhe mua në moshën 7 vjeçare, por nuk munda të gjej forcën ta denoncoj. Kisha frikë dhe nuk munda ta bëj atëherë. E mbajta brenda meje për shumë vite dhe tani erdhi momenti që ta them. U zumë keq dhe një herë ja thashë por tentoi të më nxjerrë të çmendur”, thotë vajza e tij, duke shtuar se tani nuk ka asnjë komunikim me të jatin por as me familjen e saj pasi të gjithë i besuan Precit.

Ndërkohë që për kapjen e tij është mobilizuar e gjithë policia helene, mediat shkruajnë se autori i dyshuar fshihet diku në periferi të Athinës.

Ngjarja ka tronditur gjithë opinionin vendas ndërsa policia greke u bën thirrje kujtdo që ka informacion për vend ndodhjen e tij, të kontaktojë me policinë lokale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy