Atletico Madrid ka arritur të kualifikohet në raundin e 1/8-ve të finales së Champions League, pas një fitore me rezultat 4-1 ndaj Club Brugge në ndeshjen e kthimit të “play off”, duke siguruar një rezultat total 7-4.
Atletico ka krijuar rastin e parë kur Giuliano Simeone i është afruar një krosimi të rrezikshëm, por Brugge ka shpëtuar pas kontrollit të VAR për një faull të mundshëm ndaj portierit Simon Mignolet.
Golin e parë për vendasit e ka shënuar Alexander Sørloth, i cili i ka shfrytëzuar dobësitë në mbrojtjen belge, dhe ka shënuar me një goditje të fortë. Ky gol e ka vendosur Atletico në avantazh dhe e ka vënë Club Brugge nën presion.
Pavarësisht avantazhit, Club Brugge ka arritur ta barazojë përkohësisht rezultatin me një aksion nga një këndore, ku Joel Ordonez ka shënuar pas një gabimi të Brandon Mechele. Në fund të pjesës së parë, skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat baras.
Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, Atletico e ka marrë avantazhin përsëri me një gol të Johnny Cardoso, i cili e ka shënuar golin e tij të parë në Champions League, duke e lënë portierin Mignolet pa mundësi.
Brugge e ka provuar të reagojë, por portieri Jan Oblak ka bërë pritje të mira, duke parandaluar një gol të mundshëm nga Hugo Vetlesen dhe duke mbajtur avantazhin e vendasve.
Pastaj Alexander Sorloth e ka vulosur fitoren e Atletico Madrid duke shënuar edhe dy gola të tjerë, për të kompletuar tregolëshin

