Presidenti i Dinamo Zagreb, Zvonimir Boban, raportohet se po synon rikthimin e yllit kroat Luka Modriç në klubin e tij të zemrës.
Sipas mediave italiane, përfshirë “Il Gazzetta dello Sport”, e ardhmja e mesfushorit 40-vjeçar te AC Milan mbetet e hapur.
Modriç iu bashkua kuqezinjve verën e kaluar me një kontratë njëvjeçare, pas 13 sezonesh të suksesshme me Real Madrid.
Milani është i interesuar ta mbajë edhe për një sezon tjetër dhe posedon opsionin për zgjatjen e kontratës për 12 muaj. Megjithatë, vendimi final pritet të varet nga vetë lojtari.
Nga ana tjetër, Dinamo Zagreb dëshiron ta rikthejë Modriçin pas përfundimit të Kupës së Botës. Një rol të rëndësishëm në këtë operacion mund ta ketë Boban, i cili ka qenë idhulli i fëmijërisë së Modriçit. Vetë mesfushori ka pranuar më herët se si i ri kishte simpatizuar Milanin pikërisht për shkak të Bobanit.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Modriç do të zgjedhë rikthimin në Zagreb, vazhdimin e aventurës me Milanin apo edhe tërheqjen nga futbolli pas Botërorit. Vendimi i tij pritet me interesim të madh si në Itali, ashtu edhe në Kroaci

