Disiplina e hekurt e Hansi Flick: Gjobë deri në 40 mijë euro për vonesë

by Nexhat

Trajneri Hansi Flick ka vendosur rregulla shumë strikte disipline, duke parashikuar gjoba të rënda për lojtarët që vonohen, si në ditët e ndeshjeve ashtu edhe në stërvitje.

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, zbuloi se një vonesë prej vetëm 10 minutash mund të kushtojë deri në 40 mijë euro,

banner

Sipas tij, kjo masë aplikohet veçanërisht në ditën e ndeshjes, duke treguar seriozitetin maksimal të stafit teknik për respektimin e orareve. Ndërkohë, sulmuesi Ferran Torres shtoi se edhe një vonesë prej 30 sekondash në stërvitje konsiderohet shkelje dhe mund të sjellë ndëshkim.

Që nga ardhja e Flick, rregullat brenda skuadrës janë bërë më të rrepta dhe, sipas lojtarëve, pagesa e gjobave është një ndëshkim që ndihet shumë. Disiplina e fortë shihet si pjesë e filozofisë së trajnerit gjerman për të mbajtur ekipin në nivel maksimal profesionalizmi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy