Don Shan Zefi publikon fotografi me të ndjerin Rexhep Bojën, sqarohet edhe një herë: U vërtetua që mu shtrembërua deklarata

by Nexhat

Prifti katolik, Don Shan Zefi, ka publikuar sërish një sqarim për siç thotë “keqinterpretimet që pasuan në disa media dhe rrjete sociale”, pas një deklarate për një media gjermane, tashmë siç thotë ai të korrigjuar dhe me kontekst të plotë.

Në postimin e tij sqarues, Zefi ka publikuar edhe foton me të ndjerin Rexhep Boja, i cili ishte në krye të BIK edhe ambasador i Kosovës në Arabinë Saudite.

banner

Zefi shkruan se “pas komunikimit zyrtar me autorin e dokumentarit, z. Benedikt Schulz, dhe pas korrigjimit të përkthimit të diskutueshëm, tashmë është vërtetuar në mënyrë të qartë dhe të pakontestueshme se deklaratat e mia janë shtrembëruar dhe interpretuar gabimisht. Teksti i korrigjuar dhe konteksti i plotë në gjuhën shqipe dhe gjermane dëshmojnë pa asnjë dyshim se unë kam thënë të vërtetën dhe qëndroj edhe sot plotësisht pas saj”.

Ai shkruan; “Unë asnjëherë nuk kam deklaruar dhe as nuk kam menduar se përkatësia fetare e një shqiptari përcakton shpirtin e tij kombëtar. Pretendimi se kinse kam thënë se një shqiptar mysliman nuk ka shpirt shqiptari është një shpifje e pastër dhe një falsifikim i fjalëve të mia, i cili nuk ka asnjë mbështetje në intervistën origjinale”.

“Prandaj kërkoj që opinioni publik, brenda dhe jashtë Kosovës, ta njohë të vërtetën ashtu siç është”, vijon ai.

“Në këtë periudhë të shenjtë të Kreshmëve dhe të Ramazanit u shpreh urimet më të mira të gjithë besimtarëve, me dëshirën e sinqertë për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë ndërmjet bijve të të njëjtit popull, të bashkuar nga gjaku, gjuha dhe tradit”, vijon reagimi.

Reagimi i plotë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy