Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Getoar Mjekun zëvendësministër të parë të Ekonomisë.
Kurti e ka uruar Mjekun për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive.
Mjeku e ka ushtruar këtë funksion edhe gjatë mandatit të kaluar, ku ka kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe hartimin e politikave sektoriale.

