Analisti Baton Haxhiu duke iu referuar informatave të tij nga takimet e Kurtit me opozitën për çështjen e presidentit, tha se “një konsensus është që LDK, PDK dhe AAK nuk dëshirojnë zgjedhje, dhe kjo i jep përparësi Lëvizjes Vetëvendosje që ta udhëheq procesin pa pengesa”.
Haxhiu nga informatat që ka, tha se “LDK dhe PDK nuk votojnë për Vjosa Osmanin, as nuk i japin nënshkrimet…”
E sipas tij, “Kurti mezi ka pritë që pushtetin të mos ta ndajë me Vjosa Osmanin, sidomos pushtetin dhe marrëdhëniet me Europën dhe Amerikën e pse jo edhe Shqipërinë”.

