Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart profilin e Kosovës

by Nexhat

Një nga temat e rëndësishme që u diskutua sonte në Rubikon me ministren e Tregtisë njëherësh kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ishte edhe çështje e zgjedhjes së Presidentit/es.

Ajo në Klan Kosova, foli në veçanti për kandidaturën e presidentes aktuale Vjosa Osmani, punën e së cilës e vlerësoi lart.

banner

Kusari-Lila u shpreh se Osmani e ka mbajtur lartë profilin e Republikës së Kosovës.

“Unë kësaj radhe nuk kam votë në Kuvend, por mendoj që Vjosa Osmani-Sadriu ka bërë një punë shumë të mirë si presidente e Republikës edhe në proceset brenda vendit edhe jashtë vendit”, deklaroi Kusari-Lila 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy