Maloku: 700 mijë euro u avulluan për një muaj

by Nexhat

Drejtori i përgjithshëm i Sigal Prishtina, Luan Maloku, ka adresuar kritika të ashpra ndaj ish-drejtuesve të klubit, duke ngritur dyshime për parregullsi në vendimmarrje dhe menaxhim financiar.

Sipas Malokut, problemet kanë nisur në muajin korrik, kur kryesia e atëhershme vendosi emërimin e Feriz Zekollit dhe Arsim Sfirçës në pozita drejtuese.

banner

Ai theksoi se ky vendim është konsideruar i paligjshëm, duke iu referuar edhe një vlerësimi nga institucionet përkatëse.

“Procesi ka filluar në korrik, kur u mor vendimi për emërime në krye të klubit. Më pas është konstatuar se ato nuk kanë qenë në përputhje me rregullat në fuqi”, deklaroi Maloku të martë në një konferencë për media.

Ai shtoi se reagimi i parë publik ka ardhur nga tifozët “Plisat”, të cilët, sipas tij, kishin kërkuar takim me drejtuesit e asaj kohe për të sqaruar situatën, por pa rezultat.

Në fokus të deklaratave të tij ishte edhe gjendja financiare e klubit. Maloku tha se, pas marrjes së detyrës, ka hasur në vështirësi serioze në arkën e klubit.

“Sipas të dhënave që kemi, gjatë muajve nëntor dhe dhjetor janë derdhur rreth 700 mijë euro. Megjithatë, në fillim të janarit nuk ka pasur mjete të disponueshme në llogari. Kjo ngre pikëpyetje serioze për mënyrën e menaxhimit financiar”, u shpreh ai.

Maloku theksoi se nuk dëshiron të paragjykojë askënd individualisht, duke nënvizuar se çdo vlerësim përfundimtar i takon organeve kompetente.

Drejtuesit aktualë të klubit kanë paralajmëruar se do të punojnë për stabilizimin institucional dhe financiar, me synimin për të rikthyer normalitetin dhe besimin në strukturat e Sigal Prishtina

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy