Mesfushori i Benfica: “Me Real Madrid ndeshje si finale”

by Nexhat

Mesfushori i Benfica, Fredrik Aursnes, ka paralajmëruar se ndeshja e kthimit kundër Real Madrid në Champions League do të jetë një sfidë e vështirë.

Skuadra portugeze do të luajë pa trajnerin Jose Mourinho, i pezulluar pas kartonit të kuq në ndeshjen e parë. Gjithashtu edhe mesfushori Gianluca Prestianni është pezulluar nga UEFA për shkak të thirrjeve raciste ndaj futbollistit brazilian të Real Madrid, Vinicius Jr.

banner

Aursnes ka thënë se ekipi ka kaluar një javë më ndryshe për shkak të situatës së krijuar. 

“Është si një finale nesër. Duhet të fitojmë ndaj një ekipi të shkëlqyer në një stadium të vështirë”, është shprehur ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy