Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka riafirmuar mbështetjen e kryeqytetit për Ukrainën në 4-vjetorin e agresionit rus, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe qëndrimit të përbashkët në mbrojtje të paqes dhe sigurisë.
I pari i Prishtinës ka deklaruar se solidariteti dhe qëndrimi i përbashkët ndaj agresionit janë thelbësore për paqen, sigurinë dhe rendin demokratik.
Në 4-vjetorin e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, ai tha se u riafirmua mbështetja për popullin ukrainas dhe e drejta e tij për liri dhe sovranitet.
Sipas tij, kryeqyteti qëndron fuqishëm përkrah Ukrainës dhe vlerave që i bashkojnë dy popujt

