SHBA drejt deklasifikimit të dosjeve për UFO-t? Pete Hegseth: “Do të shohim”

by informim peje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka folur mbi planet e administratës së Donald Trump për publikimin e dokumenteve qeveritare që lidhen me objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO) dhe mundësinë e jetës jashtëtokësore.

Javën e kaluar, Trump deklaroi se do t’i japë udhëzime Hegseth-it për të nisur procesin e identifikimit dhe deklasifikimit të dokumenteve që kanë të bëjnë me UFO-t dhe çështjen e ekzistencës së jetës inteligjente jashtë Tokës.

banner

Hegseth bëri të ditur se strukturat përkatëse brenda Departamentit të Mbrojtjes janë duke punuar për këtë çështje, por theksoi se ende nuk ka një afat të përcaktuar për përfundimin e procesit.

“Sigurisht, kemi njerëzit tanë që po merren me këtë çështje. Do t’ju mbajmë të informuar,” deklaroi ai.

I pyetur nëse beson personalisht në ekzistencën e alienëve, ai u përgjigj shkurt: “Do të shohim.”

Sipas një studimi të vitit 2021 nga Pew Research Center, 65% e amerikanëve besojnë se jeta inteligjente mund të ekzistojë në planetë të tjerë.

Interesi për këtë temë është rritur vitet e fundit, ndërsa figura të larta politike, përfshirë ish-presidentin Barack Obama, kanë pranuar publikisht se ekzistojnë materiale dhe raportime për fenomene ajrore të paidentifikuara që analizohen nga autoritetet amerikane.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për ekzistencën e jetës jashtëtokësore, ndërsa procesi i mundshëm i deklasifikimit mbetet në fazë shqyrtimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy