Takimi me Sorensen, Kurti: Kosova e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

by Nexhat

Albin Kurti, kryeministër i vendit, ka shkruar për takimin e djeshëm që ka pasur me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Në postimin e tij të bërë në rrjetin social ‘’X’’, Kurti ka thënë se në takim kanë diskutuar për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja,

banner

Ai ka shkruar edhe se, Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes së ndërsjellë.

‘‘Dje mirëprita Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen. Diskutuam për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne mbetemi të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes së ndërsjellë’’, ka shkruar Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy