Arrijnë në Izrael aeroplanët e ‘padukshëm’ amerikanë F‑22

by Nexhat

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar aeroplanët shumë të avancuar luftarakë F‑22 në një bazë ajrore në jug të Izraelit.

Këta aeroplanë, të njohur si aeroplanë “të padukshëm” (stealth) dhe ndër më modernët në botë, u vendosën në një bazë ajrore të forcave ajrore izraelite si pjesë e forcimit të pranisë ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, sidomos përballë rritjes së tensioneve me Iranin.

banner

Rreth 12 aeroplanë F‑22 janë parë duke ateruar në bazë dhe këta janë pjesë e një së shtrirjeje më të madhe të forcave amerikane në rajon, përfshirë edhe avionë të tjerë si F‑35, F‑15 dhe F‑16, shkruan anadoluagency.

F‑22 janë aeroplanë që përdoren për mbizotërim ajror, ndërsa teknologjia e tyre stealth i bën të vështirë për t’u zbuluar nga radarët.

Shtetet e Bashkuara i përdorin këta avionë si një mjet të fuqishëm për të treguar mbështetjen ndaj aleatëve të tyre dhe për të krijuar një ndikim të fortë ushtarak në rajon, ndërsa situata me Iranin mbetet e tensionuar.

Ndryshe, SHBA-ja ka dislokuar edhe disa aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme gjersa po rriten tensionet mes amerikanëve dhe iranianëve. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy