BDI: Fillkovi e barazon gjuhën shqipe me zero, VLEN hesht

by Nexhat

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shprehu shqetësim të thellë ndaj deklaratave dhe veprimeve të Ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, duke e akuzuar se po barazon gjuhën shqipe “me zero” në institucionet e shtetit.

Sipas BDI-së, përpjekja për të përjashtuar shqipen nga provimi i jurisprudencës dhe për ta minuar përdorimin e saj përbën shkelje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe goditje ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe rendit kushtetues të vendit.

banner

“Përpjekja për ta përjashtuar shqipen nga provimi i jurisprudencës, për ta minuar përdorimin e saj dhe për ta trajtuar si çështje të mbyllur, nuk është vetëm shkelje e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, por është goditje e drejtpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe rendit kushtetues të vendit”, thekson BDI.

BDI thekson se gjuha shqipe është kategori kushtetuese dhe ligjore, themel i barazisë në një shtet multietnik, dhe çdo tentativë për ta zbehur ose përjashtuar atë është regres.

“Gjuha shqipe është kategori kushtetuese, është kategori ligjore, e drejtë e fituar me sakrificë dhe themel i barazisë mbi të cilën qëndron shteti multietnik. Çdo tentativë për ta zbehur apo për ta përjashtuar atë përbën kthim prapa”, thekson BDI.

BDI thekson se ‘shqetësuese është heshtja e koalicionit VLEN, i cili në vend se të mbrojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë, zgjedh të bëjë spektatorin përballë një tendence të rrezikshme për zhbërjen e standardeve të arritura’.

BDI rikujton se barazia gjuhësore nuk negociohet dhe nuk relativizohet. “Ajo zbatohet. Çdo veprim ndryshe do të hasë në kundërshtimin tonë të vendosur institucional dhe politik. Gjuha shqipe nuk do të kthehet në zero. Ajo është pjesë e identitetit, e Kushtetutës dhe e realitetit të pakthyeshëm të këtij shteti”, thekson BDI

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy